zoom

Aktualitet

Babai në kërkim për dhunën ndaj Majave, nipi i ish-deputetit Rraja kapet me kokainë në makinë

Fisi Rraja del përsëri në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe lajmeve të kronikës së zezë. Këtë herë është Ariel Rraja, 22 vjeç, nga Nikla e Krujës, i cili është prangosur nga policia vedore, sepse i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash.

I riu rezulton të jetë nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Babai i tij, Flamur Rraja, ishte protagonist edhe në dhunën barbare të muajit korrik, për guroren në fshatin Borizanë.

Ja çfarë thotë Policia e Krujës në njoftim: “A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”.

Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllait të deputetit, i cili vazhdon të jetë në kërkim për dhunën e ushtruar bashkë me pjesëtarë të tjerë të fisit të tij ndaj dy vëllezërve Maja. /ZOOM.AL/