zoom

Të gjitha

“Babai më kontrollon edhe çfarë vesh”. Britney Spears larg skenës sa kohë babai i qëndron mbi kokë

 

Këngëtarja Britney Spears deklaroi në një postim të gjatë në Instagram të dielën se nuk do të performojë për sa kohë babai i saj i kontrollon karrierën.

‘’Unë nuk do të performoj në asnjë skenë së shpejti për sa kohë babai im kontrollon cfarë do të vesh,them,bëj,apo mendoj,’’ ajo deklaroi.

Spears,39 apeloi përpara gjykatës në fund të qershorit,që kujdestaria e të atit ndaj saj të marrë fund.

Që në 2008,babai i saj Jamie Spears ka kontroll mbi pronat e saj dhe aspektet e tjera të jetës dhe karrierës së saj.

Përveç gjërave të tjera,Spears i tregoi gjykatës se ajo ishte detyruar të merrte pilula kundër shtatëzanisë kundër dëshirës së saj duke mos e lënë që të kishte fëmijë të tjerë.

Të mërkurën,Spears u autorizua ta zgjidhte vetë avokatin e saj në fitoren e saj të parë ligjore.

‘’Kujdestaria vrau ëndrrat e mia…e vetmja gjë që unë kam është shpresa dhe shpresa është e vetmja gjë në këtë botë që është shumë e vështirë të vritet,’’ Spears deklaroi të dielën.

Fansat e saj e kanë mbështetur Britney-in duke krijuar hashtagun dhe lëvizjen #FreeBritney, një lëvizje e cila synon të ndalojë atë që është cilësuar si një abuzim në kujdestari.

Kujdestaria u vendos kur Britney pati krizat e saj mendore.  Qëllimi i kësaj kujdestarie ishte që gjendja e saj financiare mos të shkatërrohej dhe ajo të qëndronte një yll popi.

Babai i saj dhe avokatët e tij kanë deklaruar se ajo dhe pasuria e saj të cilën gjykata e vlerëson 50 milionë dollarë mbeten të prekshme nga mashtrimi dhe manipulimi.

Sipas ligjit,’’barra’’ është mbi Britney-in për të vërtetuar se ajo është kompetente përpara  se çështja të mbarojë. / Përgatiti: Alesia Doçi – Zoom.al