zoom

Bota

Babai mbyt vajzën dhe i paguan një personi të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj

Një shtetas brazilian ka vrarë të bijën pas një debati dhe i pagoi një personi të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm.

 

Sipas Daily Mail, 39-vjeçari Wellington da Silva u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë vajzën e tij, Reisa da Silva në banesën në Sao Paulo.

Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij filmoi momentin kur ai po vendoste trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor.

Wellington Da Silva u tha autoriteteve se ai dhe e bija po pinin alkool së bashku në banesë, por papritmas filluan të grindeshin për ndarjen e tij nga e ëma disa muaj më parë.

39-vjeçari tha se u tërbua sepse 18-vjeçarja këmbënguli të mbështeste nënën e saj dhe e mbyti atë.

Sipas policisë së Sao Paulos, 39-vjeçari fjeti gjumë me kufomën e vajzës së tij në banesë dhe vendosi ta asgjësonte kufomën një ditë më pas, mbrëmjen e së hënës.

Më pas, dyshohet se iu afrua një burri të pastrehë dhe i kërkoi të blinte etanol nga një pikë karburanti aty pranë dhe i vuri zjarrin trupit të saj.

“Ai na tha se i kishte paguar 2 dollarë për ta bërë këtë”, deklaroi një zëdhënës i policisë lokale.

Nëna e Reisës e denoncoi zhdukjen e saj të hënën dhe trupi i djegur i 18-vjeçares u gjet të martën në trotuar nga kalimtarët.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e personit të pastrehë dhe po shikojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të konfirmuar pretendimet e 39-vjeçarit.