zoom

Bota

Babai i Caroline flet për vrasjen e të bijës nga piloti grek: Lidia arsyeja pse zgjohemi çdo mëngjes

Një shkëndijë e vetme shprese ka mbështetur Susan dhe David Crouch që kur vajza e tyre u vra nga burri i saj dy muaj më parë.

Teksa Babis Anagnostopulos pret gjyqin për mbytjen e gruas së tij, ngushëllimi i vetëm nga mjerimi i prindërve të saj, arsyeja e vetme që ata duhet të ngrihen çdo mëngjes dhe të përballen me ‘një të ardhme të zymtë dhe të zbrazët’ është mbesa e vogël Lydia.

Babai i Caroline, David i tha Daily Mail se e shoqja po e trajton mbesën e tyre njësoj si Caroline kur ishte fëmijë.

“Ajo e trajton atë saktësisht sikurse trajtoi Caroline kur ishte fëmijë. Ajo luan me të vazhdimisht kur është zgjuar dhe është vigjilente për tingullin më të vogël kur është në gjumë. Familja është e përqendruar në Lidia.

Të gjithë tani janë zgjuar në orën 6.30 në mënyrë që Susan të mund të vizitojë varrin e Caroline para se të kthehet për të përgatitur ushqimin e parë të Lydia-s gjatë ditës”, shprehet ai.

Në një intervistë ekskluzive për Mail, David, 78 vjeç, i lindur në Liverpool, një inxhinier në pension, shpjegon se si mbesa e tij lidh fijen e brishtë që i mban atë dhe Susan nga dëshpërimi.

“Komoditeti që na siguroi prania e Lidias në shtëpi është një faktor lehtësues në të gjithë këtë çështje tragjike,’ tregon ai nga shtëpia e tyre në ishullin e largët grek Alonissos.

‘Por, unë nuk jam një djalë i ri dhe të gjithë jemi të vdekshëm. Kam një shqetësim të thellë se mund të mos jem në gjendje të siguroj Lidian në ato vite kur ajo mund të ketë nevojë për mbështetjen më të madhe. Qëllimi im i vetëm tani është t’i jap jetën më të mirë fëmijës së vajzës sime të mrekullueshme”.

Media britanike ka kërkuar që qytetarë të ndryshëm të ndihmojnë në krijimin e një fondi për t’u kujdesur për Lidian kur gjyshërit e saj nuk do jenë më gjallë.

Postime të lidhura