zoom

Aktualitet

Babai i Blerina Metës në gjendje të rënduar: Nuk e di si jam gjallë

Babai i Blerina Metës u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike para gazetarëve, kur u pyet për krimin tronditës të regjistruar në Shënavlash, për të cilin akuzohen nipërit dhe mbesa e tij.

Pas vrasjes së bashkëshortit Pëllumb Meta nga fëmijët, Blerina Meta u largua te shtëpia e prindërve të saj, por i ati i saj tregon se ajo nuk është në gjendje të flasë.

Kjo ngjarje, shtoi ai, ka ndikuar në gjendjen e të gjithë familjes, që kërkon vetëm të zbardhet e vërteta.

“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë. Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”, tha babai i Blerina Metës.