Aplikacion
“Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamarier nëpër dasma, laja pjata. Punoja me kova, me llaç. Me gurë, me dru.
Periudha më e vështire ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Të kesh një baba të alkoolizuar është një problem shumë i madh. Kam përjetuar situata të tmerrshme. E kam falur, nuk ia ve fajin atij si individ.
Të nesërmen esëll nuk ishte i keq, ishte tjetër person, por kur pinte transformohej. Fëmijëri e keqe”, ka rrëfyer Eni.