zoom

Aktualitet

Babai i 4 fëmijëve pushohet nga puna në Kadastër/ Thirrje për rikthimin e tij: Po i mohohet buka e gojës

Në rrjetet sociale ka marrë vëmendje në ditët e fundit rasti i Maksi Zotos, një 40-vjeçari që është pushuar nga puna që bënte në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka ngritur shqetësimin se shkarkimi i tij është i padrejtë (ka ndodhur për arsye të ristrukturimit të institucionit) dhe bën thirrje për rikthimin e tij në detyrë.

Duke renditur arsyet pse Maksi Zoto, baba i 4 fëmijëve, e ka të domosdoshme këtë punë, Briseida i drejton thirrje publikisht drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobellit të kujdeset për këtë rast.

Reagimi i Briseida Shehajt:

Maksi Zoto eshte nje baba 40-vjeç i cili sapo eshte pushuar nga puna sepse Agjencia Shteterore e Kadastres per te disaten here eshte ristrukturuar( qe keta ristrukturofshin trute).
Maksi Zoto siç e shihni dhe ne foto ka kerkuar dhe pranuar te punoje kudo sepse eshte nevojtar dhe institucioni as nuk e ka vene ujin ne zjarr.
Maksi i ka bere te ditura dhe arsyet:

1- I vetmi qe punon ne familje
2-Rrit femijen jetim te vellait
3-Kujdeset per prindrit e moshuar
4-Kujdeset per bashkeshorten e semure me tumor e cila nuk eshte ne gjendje te punoje.

Maksi Zoto rendit dhe faktin qe asnjehere nuk ka marre verejtje ne detyre.

Tani une nuk DUA ta mendoj qe nje titullare eshte ne dijeni te kesaj historie dhe se ve ujin ne zjarr, prandaj ju lutem te gjitheve ju qe me ndiqni ne faqe por dhe mediave ta bejne publik kete rast dhe ta ndihmojm kete zoteri te nderuar qe boll fatkeqesi ka patur ne jete.

Nese Lorena Goxhobelli ka dijeni dhe se ve ujin ne zjarr sepse ai eshte nje fatkeq i pambrojtur te GARANTOJ PERSONALISHT qe neser do jete rradha jote prandaj riktheje ne detyre sepse po i mohon buken e gojes nje familje qe si thahen lotet dhe jetimeve.

#tendihmojmemaksin

Reagime në rrjet

Në lidhje me rastin, ka reaguar edhe faqja satirike “Lolita” në Facebook, e cila tregon më tej se Maksi kishte 10 vite që e ushtronte detyrën e tij.

“Maksi është babai i katër fëmijëve. Dy prej të cilëve i ka të vëllait që i ka humbur jetën në aksident bashkë me gruan.
Gruaja dhe vajza e Maksit janë të sëmura. Edhe të duash t’i gjesh kaq shumë fatkeqësi brenda një familjeje, për skenarin e ndonjë filmi apo libri, nuk i shpik dot. Sot Maksin e kanë pushuar nga puna nga Kadastra Shqiptare (Tiranë), për arsye administrative, pavarësisht 10 viteve në këtë punë dhe lutjeve të tij për ta sistemuar diku tjetër brenda agjencisë.

Lorena Goxhobelli shpresoj ta bësh gjumin të qetë, pasi ke lënë pa bukë 4 fëmijë “për çështje administrative””, shkruhet në postim.

Në komente, qytetarët shprehin indinjatë, duke akuzuar Kadastrën se është kthyer në një çerdhe partiake, ndërsa të tjerë ofrojnë ndihmë për Maksin.