zoom

Aktualitet

Babai e solli në Tiranë për t’a vr*rë, se nuk respektonte fenë / Detajet tronditëse nga vrasja e 24-vjeçares

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares nga Palestina muajin e kaluar në Tiranë.

E reja, Ryyan Alwan, dyshohet se u vra me thikë nga babai i saj Fadi Alwan, 49 vjeç, në apartamentin që kishin marrë me qira në rrugën e Kavajës. Pista kryesore e hetimit janë konfliktet me familjarët.

Dyshohet se 49-vjeçari e ka vrarë të bijën pasi kjo e fundit nuk zbatonte rregullat e fesë islame dhe më herët ishte dhunuar nga babai për shkak të parimeve të saj. Mësohet se 24-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve dhe është e divorcuar.

Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet muajin e kaluar në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ku ishte duke jetuar me 49-vjeçarin, Fadi Alwan që është babai i të resë dhe jo partneri siç u raportua më herët.

Dy personat nga Palestina thuhet se jetonin në Gjermani, ndërsa kishin ardhur në vendin tonë më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt.

Postime të lidhura