zoom

Aktualitet

Azilkërkuesi shqiptar ktheu zyrën e gazetës angleze në “shtëpi bari”, dënim dhe deportim (Emri)

Një emigrant i paligjshëm shqiptar, kultivues kanabisi që fshihej në një ish-zyrë gazete javore, është dënuar me 18 muaj burg.

Përveç dënimit, azilkërkuesi Dino Marku, 39 vjeç, do të deportohet drejt Tiranës, pas gjetjes fajtor në rritjen e drogës në ish-selinë e “County Times” Times, në Welshpool.

Ish-zyra e zbrazët e gazetës u bastis në janar nga policia Dyfed-Powys. Sipas Shropshire Star, Gjykata e Kurorës në Caernarfon iu tha se 246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 £ u gjetën në pronë.

Marku, i cili pranoi se ishte i përfshirë në prodhimin e drogës, i ishte premtuar 10,000 £ për të vepruar si kopshtar në fabrikën e kanabisit.

Avokati Alexandra Carrier, i tha gjykatës: “Ky i pandehur nuk është truri pas operacionit”.

Vitet e fundit është rritur numri i kopshtarëve dhe kimistëve shqiptarë që arrestohen në ishull duke u kujdesur për “shtëpi bari” apo ferma të vogla kanabisi. /ZOOM.AL/