zoom

Aktualitet

Autorët dinin çdo lëvizje! Ngjarja në Milot, Ylli Brahimi ende te Trauma

I riu Klisman Preçi humbi jetën, ndërsa Ylli Brahimi u plagos rëndë, në një atentat ndaj tyre në qendër të qytetit të Milotit.

Ylli Brahimi ka marrë dëmtime në brinjë e në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata po futeshin në rrugicën që ndan banesat e Preçit dhe Brahimit kur janë përballur me breshëri plumbash, sapo kanë zbritur nga makina e blinduar tip “Toyota”.

Dyshohet se kanë qenë dy, qitësit që qëlluan me breshëri automatiku e që më pas u larguan me një autoveturë në drejtim te Laçit.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, Klisman Preçi nuk mundi të mbijetojë, ndërsa Ylli Brahimi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Automjeti i autorëve dyshohet se u dogj në fshatin Gramëz, pasi policia ka gjetur një mjet në flakë; brenda saj edhe një kallashnikov.

Mësohet se autorët i kanë ndjekur dy viktimat për një kohë të gjatë dhe u dinin çdo lëvizje, ndërsa mbrëmjen e djeshme i kanë pritur dhe kanë kryer atentatin.

Ylli Brahimi i shpëtoi atentatit në janar të vitit që shkoi në qendër të Milotit, ku ndaj tij u qëllua nga dy persona që lëviznin me një motor, ndërsa Klisman Preçi i shpëtoi atentatit të parë në hyrje të Lezhës, ku mjeti që ai së bashku me një kushëririn e tij po udhëtonin, u qëllua nga një tjetër mjet në lëvizje./ Zoom.al

Postime të lidhura