zoom

Stil

AUTOPSIA/ A vdiq Matthew Perry nga mbidoza e ilaçeve?

Dalin rezultatet e para të autopsisë së kryer për të zbuluar shkakun e vdekjes së aktorit Matthew Perry, i njohur nga të gjithë për rolin e tij në “Friends”.

Nga përgjigjet përjashtohet mundësia që Perry të ketë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve.

Në trupin e tij nuk u gjetën fentanil apo metamfetamin, 2 barna me recetë që u gjendën në shtëpinë e tij, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë rezultatet nga toksikologjia janë ende në pritje, të cilat pritet të zbardhin shkakun e vdekjes.

Shkaku i saktë i vdekjes së Matthew Perry mbetet ende i panjohur.

Aktori u gjet i pajetë në xhakuzin e shtëpisë së tij të shtunën, ndërsa dy skenarët më të zakonshëm për vdekjen e tij janën një mbidozë substancash ose mbytje.