zoom

Të gjitha

Autobusi i Unazës shkakton aksident në Tiranë, plagoset 12-vjeçari

Një aksident ka ndodhur rreth orës 08:45 në rrugën “Ferit Xhajko”, ku autobuzi i Unazës ka përplasur një motor dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një 12-vjeçar, i cili ishte pasagjer në motomjet.

Gjithashtu u mësua se i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.