zoom

Aktualitet

Autobusët rrisin çmimet, ja sa do t’u rendojë qytetarëve xhepi nga sot

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët.

Mësohet se bileta tani kushton 180 lekë nga 130 që ishte.

Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë.

Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë.

Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin./zoom.al/