zoom

Art & Kulturë

Aulon Naçi drejtori i komanduar i TKOB pas largimit të Voshtinës

Kompozitori Aulon Naçi është emëruar drejtor i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ky vendim i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vjen pas shkarkimit me një vendim të Këshillit të Ministrave pesë ditë më parë të Abigeila Voshtinës, e cila e mbajti këtë post për dy vite.

Voshtina u emërua në këtë detyrë në vitin 2022, pas një konkursi ku dhe u tha se ajo do të qëndronte në detyrë për një mandat të plotë 4-vjeçar.

Aulon Naçi do të jetë në detyrë deri në përfundim të konkursit dhe emërimit të drejtuesit të ri.

Kompozitori Naçi ka përfunduar studimet për kompozicion në Itali, si dhe ka kryer specializime në Belgjikë dhe vende të tjera të Europës.

Ai është kthyer në Shqipëri pak vite më parë për të dhënë kontributin e tij si pedagog në Universitetin e Arteve.

Postime të lidhura