Aplikacion
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Edhe gjykata e ka konfirmuar paraburgimin për dy të dyshuarit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.
“The Geopost” ka siguruar edhe një audio, ku dëgjohen duke biseduar Srgjan Rosiç dhe Bedri Shabani. Megjithëse, audio në disa pjesë është e censuruar, aty kuptohet qartë se Bedri Shabani, i dyshuar për bashkëpunëtor të shërbimit serb të inteligjencës serbe, kërkon që BIA t’i ndihmojë atë dhe njerëzit të tij që të kryejnë një punë.
“Çka mendon? Do t’i pyesësh ato të tutë ta shtyjnë këtë apo do të flenë?”, i ka thënë Shabani oficerit të BIA-s. Ndërsa, Rosic i thotë se “do ta shtyjnë, porse janë pak … presin të zgjohen…”
Më tej, Shabani thotë se duhet vepruar, që dikush tjetër ta ngacmojë tërthorazi “e më pas ne ia vëmë benzinën dhe të marrë flakë edhe më shumë”.
Dyshohet se situata bën fjalë për ndezjen e tensioneve artificiale në Veri të Kosovës, ku Shabani, siç pretendon audiopërgjimi, garanton se do të punojë për tensionimin edhe më tepër të situatës. Mendohet se bisedat mes spiunëve dhe BIA-s ka ndodhur vetëm një ditë pas sulmit në Banjskë.
Të dyshuarit, të cilët pritet të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, janë pjesë e një hetimi që ka nisur tre vjet më parë. Informacioni fillestar erdhi nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) përmes një shërbimi partner ndërkombëtar.
Specialistët e AKI-së kanë ndjekur dy të dyshuarit, të cilët vepronin të ndarë, por nën drejtimin e një shefi të përbashkët. /ZOOM.AL/
Dënohet me dy vite burg Ermes Hoxhalli, mashtroi qytetarët duke u shtirur si mbesa e Edi Ramës