Aplikacion
“Dekada”, siç e kishte quajtur këngëtarja koncertin, mblodhi në stadium mijëra njerëz, të cilët shijuan performancat e Elvanës dhe jo vetëm, me energji dhe entuziazëm.
Elvana Gjata, me hijeshinë, bukurinë dhe talentin që ka këndoi me shpirt dhe i dha jetë çdo kënge të repertorit të saj.
Veç hiteve të saj të momentit, ajo intepretoi disa nga këngët e saj më të vjetra.
Kur bëhej fjalë për bashkëpunime, në skenë u ngjitën edhe artistë të tjerë, si Ylli Limani, Ledri apo Noizy.
Hapja e koncertit u bë nga këngëtarët Luiz Ejlli, Ardit Çuni dhe Semi Jaupaj, të cilët karikuan publikun me muzikë të mirë, për t’i lënë më pas skenën Elvana Gjatës, e cila krijoi një atmosferë elektrizuese.
Për të parë pamjet nga stadiumi “Air Albania”, klikoni këtu.