Aplikacion
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K.
“Në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore,”- shkruhet në njoftim.
Shyqyri Kalemi, Gëzim Muka dhe Marsel Çela janë tre viktimat, teksa i plagosur rëndë është Artur Kalemi.
Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.
Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve./ Zoom.al
Vrau Alfred Dedjan/ Autori, kunat i Altin Hajrit. Jurgis Çyrbja e shpëtoi nga burgu