zoom

Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Babai i viktimës: Do fejohej. E gjej vetë autorin! S’merremi me punë të pista

Babai i Ramazan Matajt, Fatmir Mataj tha për Shqipëria Live” se djali i tij nuk është përfshirë në asnjë punë të paligjshme.

Ai u shpreh se nëse atentati ndaj djalit të tij nuk do të zbardhet, do ta kërkojë vetë autorin.

Babai i viktimës: I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askënd. Kemi qenë për një kafshatë bukë. Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë.

Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë. Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë.

Mos abuzoni (mediave). Nuk jemi ne njerëz që merremi me punë të pista. Nuk kemi lidhje me asnjë, vetëm punë shtëpi, shtëpi punë. Mos krijojmë viktima më shumë, ta mbyllim programin më keq, nëse nuk del do e kërkoj vetë, nuk do shkojë gjatë. Nuk kemi asnjë dyshim, më pas dyshim do kisha vepru brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur. Në 8:20 na kanë lajmëru, unë kam shëtit gjithkund.

Postime të lidhura