Aplikacion
Dëshmitarët thanë se kujtuan se ishte viti 1997 nga breshëritë e plumbave dhe paniku.
Duket se kanë qenë tre autorët të cilët kanë zbritur nga një makinë “Audi” në ngjyrë të bardhë, duke qëlluar mbi 54-vjeçarin, i cili po dërgonte fëmijët në shkollë.
Sipas policisë vendore, plumbat e kanë zënë Pukën në sup dhe në kraharor, por se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital dhe i shpëtoi për mrekulli atentatit.
Policia po merr kamerat e sigurisë nga një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ku edhe ndodhi ngjarja, me qëllim identifikimin e autorëve.
Pista kryesore mbetet hakmarrja dhe larja e hesapeve mes grupeve, teksa një tjetër mbetet ehde konflikti i çasit apo sherret me motive banale. /ZOOM.AL/