Aplikacion
Policia identifikoi personat e përfshirë në konflikt, të cilët më pas qëlluan edhe me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.
Bëhet fjalë për shtetasit Dejvi Mullai, Fabion Kurti dhe Enedjo Kaci.
Ata kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tjetër.
Gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
“Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim”, shtoi policia.