zoom

Aktualitet

Atentati në Itali, momenti kur 23-vjeçari shqiptar vret bashkëkombasin dhe plagos 3 të tjerë

Janë publikuar pamjet e përplasjes me dy grupeve shqiptare në një lokal në Frosinone, Itali.

Mësohet se një prej grupeve ka mbërritur në lokalin ku ndodheshin grupi tjetër me një mjet tip Lancia Ypsilon.

Në atë çast 23-vjeçari Mikea Zaka qëllon në drejtim 4 shqiptarëve, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën 27-vjeçari, Kasem Kasmi. Ndërkohë 3 shqiptarët e tjerë që mbetën të plagosur janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të shtënat me armë kanë terrorizuar klientët, të cilët tentonin  t’i shpëtonin  plumbave. Disa  prej tyre shihen duke u shtrirë poshtë tavolinave ndërsa disa të tjerë duke vrapuar për t’u larguar.

Mikea Zaka u arrestua për akuzat e vrasjes dhe tentativës së vrasjes, më pas u dërgua në burgun e Frosinone.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, efektivët e policisë kanë konstatuar se tre të plagosurit dhe viktima kishin parkuar makinat pranë lokalit.

Të katërt iu afruan më pas një tavoline ku tashmë ishin ulur bashkatdhetarët e tjerë dhe njëri prej tyre, Mikea Zaka, për arsye nën hetim, nxori armën duke qëlluar disa të shtëna drejt anëtarëve të grupit që sapo kishte ardhur.