Pas ngjarjes së regjistruar pasditen e sotme në Elbasan ku një makinë qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të një makine tjetër tip BMW, policia ka organizuar një operacion në qytetin e Fierit, drejt të cilit dyshohej se ishin larguar atentatoret. Gjatë operacionit policia ka mundur të kap një nga personat e shumëkërkuar për ngjarjet e mëparshme kriminale në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për Nuredin Dumanin, i cili njihet si një nga kundershtaret e Talo Celës. Gjatë momentit të arrestimit Dumani ka qenë i plagosur, cka hedh dyshime se ai është qëlluar gjatë atentatit në Elbasan.