zoom

Aktualitet

Atentati në “Don Bosco”/ Karamuço: Autorët u identifikuan sepse bënë një gabim

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka treguar se autorët e atentatit të Don Boscos, janë identifikuar dhe po kërkohen nga policia.

Sipas profesorit, kjo, për shkak të gabimeve që tre personat bënë në tentativën për vrasje.

“Di të them që në rastin konkret, për shkak të një gabimi të tre personave ata tashmë janë të identifikuar dhe shumë shpejt do të shpallen në kërkim. Po kërkohen aktualisht. Kanë bërë një gabim diku, ka qenë një veprim i jashtëzakonshëm i shpejtë jashtë zonës së tyre të mbulimit të zjarrfikëse të Kamëzs, sepse Qereka i përket Krujës, e sa të vinte ajo, këta kanë shkuar pa paralajmërim. Kanë parë tym dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe aty janë përftuar gjumë biologjike. Kanë arritur ta shuajnë në kohë dhe policia shkencore ka përfituar material biologjike”,-tha Karamuço.

Eksperti tha se lëvizja e tyre në mes të ditës me një mjet të përshkruar që në minutat e para, tregon se ka problem të theksuara të patrullimeve.

Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç janë dy personat e plagosur pasditen e kësaj të marte në Don Bosko. Sipas informacioneve shënjestra ka qenë 45-vjeçari Elezi, i cili është person me precedent penal te mëparshëm për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.

Postime të lidhura