zoom

Aktualitet

Atentati ndaj Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari që i siguroi autorit automjetin (Emri)

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një 36-vjeçar, Erald Cenaj i cili dyshohet se siguroi automjetin që autorët përdorën në vrasjen e Kristian Markut në Vlorë.

Policia ka bërë të ditur se 36-vjeçari është me origjinë nga Kukësi por nuk dihet çfarë e lidh atë me autorët përveç sigurimit të mjetit.

“Hetimet intensive, të realizuara nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, kanë dokumentuar se automjeti që është përdorur për ngjarjen është siguruar nga shtetasi Cenaj. Po ashtu, gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar prova që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Veprimet hetimore vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të mundshëm.”-thuhej në njoftimin e Policisë.

Postime të lidhura