zoom

Aktualitet

Atentati ndaj “Akilit” të Holandës, GJKKO lë në burg “të fortin” e Sukthit, nipin dhe ish-komisarin

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK dhe la në fuqi vendimin për 4 të arrestuarit e operacionit, që dyshohen për organizimin e një atentati në vitin 2019, ndaj Xhevdet Plakut, i njohur si “Akili”, nga Durrësi.

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për të “fortin” e Sukthit, Rexhep Rapi, i njohur edhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapi, si dhe për ish-oficerin e Policisë Dedan Gjoni, ky i arrestuar prej më shumë se një muaji, në kuadër të operacionit SKY ECC.

Ndërkohë që në Limburg të Holandës është arrestuar Dejvi Gjermëni, i akuzuar si bnashkëpunëtor dhe që pret ekstradimin, teksa masa u dha në mungesë.

Gjatë zhvillimi të seancës Kep Arapi ka mohuar akuzën e ngritur nga SPAK. Ata u vunë nën akuzë pas zhbllokimit të aplikacionit SKY-ECC, përgjimet në 70 mijë faqe të të cilave po dekriptohen dhe zbardhen me prova, mbështetur edhe në dëshmi. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura