zoom

Aktualitet

Atentat shqiptarit në Itali/ 35-vjeçarit i bëhet pritë dhe qëllohet 3 herë

Një shqiptari iu bë atentat në Italinë fqinje.

35-vjeçarit, sipas mediave italiane, iu bë një pritë në rrugën Cascina dhe u qëllua ndaj tij me armë zjarri.

Referuar mediave, ndaj shqiptarit, ende të paidentifikuar, u qëllua 3 herë dhe plumbat e kapën në duar, brinjë dhe këmbë.

35-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, ndërsa atentatori u arratis dhe nuk është identifikuar ende nga autoritetet.