zoom

Aktualitet

Atentat në Dukagjin/ Babai humb jetën, djali në gjendje të rëndë (EMRAT)

Një atentat u shënua pasditen e kësaj të mërkure në Dukagjin, ku humbi jetën Zef Guri dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri.

Ata u qëlluan me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar dhe në rrethana misterioze.

Ndërkohë, forcat e policisë nuk kanë mbërritur ende në vendin e ngjarjes prej terrenit të vështirë.

“Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër”, njoftoi Policia e Shkodrës.