zoom

Aktualitet

Atentat në Burrel? Mjetit i vendoset eksploziv

Një atentat me eksploziv dyshohet se ishte planifikuar në qytetin e Burrelit, pasi një makine në lagjen “Pjetër Budi” i ishte vendosur një sasi lënde plasëse.

Eksplozivi ishte vendosur ishte vendosur në pjesën e poshtme të një fuoristrade, në pronësi të një të riu.

Ky i fundit ka konstatuar rastësisht këtë mëngjes lëndën plasëse, kur po tentonte të ndizte makinën. Kur mjeti nuk u ndez, drejtuesi ka zbritur dhe ka konstatuar lëndën plasëse. Menjëherë, ai ka njoftuar policinë.

Në vendngjarje erdhën forcat antieksploziv, për të larguar lëndën plasëse, pa shpërthyer makina.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po mbledh të dhëna.

Paraprakisht, dyshohet se lenda plasëse është vendosur dy ditë më parë në automjet, nga dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë.