zoom

Bota

Atentat i tretë ndaj Trump? Arrestohet 49-vjeçari me armë e pasaporta false pranë mitingut të tij

Oficerët e policisë në Kaliforni arrestuan një person me armë pranë një mitingu që po zhvillohej nga Donald Trump.

49-vjeçarit iu gjet një armë gjahu, një pistoletë e mbushur dhe karikator me kapacitet të lartë.

Oficerët e ndaluan në një pikë kontrolli pranë mitingut në Coachella, teksa udhëtonte një fuoristradë të zezë përpara se të mbërrinte Donald Trump.

Sherifi i qarkut Riverside, Chad Bianco tha në një konferencë shtypi të dielën se zëvendësit e tij ndoshta “ndaluan atentatin e tretë”.

Megjithatë, një zyrtar federal i zbatimit të ligjit tha se nuk ka asnjë indikacion për momentin se ka pasur një atentat ndaj Trump të shtunën, raportoi NBC.

49-vjeçari gjithashtu kishte pasaporta të shumta dhe leje drejtimi me emra të ndryshëm. Automjeti i tij ishte i paregjistruar dhe targa e tij ishte e bërë vetë, sipas Sherif Bianco.

I arrestuari u lirua nga paraburgimi në të njëjtën ditë me një kusht prej 5,000 dollarësh.