zoom

Bota

Ekzekutohet djali i bosit të Camorra-s/ Ngjarja ndodh para të dashurës shtatzënë

Një 23-vjeçar italian u ekzekutua me armë në një skenë tipike mafioze në qytetin e Napolit.

Policia shkoi menjëherë në Via Luigi Crisconio, në rrugën numër 51, Itali, pasi i riu u vra nga disa persona të panjohur.

Sipas gazetës italiane Napoli Today, Carmine D’Onofrio ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij shtatzënë në momentin ku u qëllua, pasi autorët i bënë pritë. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Carmine D’Onofrio ishte djali jashtë martese i Giuseppe De Luca Bossa, vëllai i Antonio De Luca Bossa, anëtar i lartë i klanit Camorra në rrethin Ponticelli të Napolit.

Antonio De Luca Bossa, i njohur si “Tonino ‘o sicco” konsiderohet nga hetuesit si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Camorrës napolitane dhe është dënuar më burgim të përjetshëm nga shteti italian.

Postime të lidhura