zoom

Lajme

Astrologia zbulon datën më me fat të vitit për të ngjizur një fëmijë

A e dinit se pranvera është stina më e mirë për të lindur fëmijë? Kjo, sipas doktoreshës Mimoza Keta.

Ndërsa astrologia Liza Gjika, ka treguar në Vizion Plus cilat janë datat më të mira për të lindur dhe gjithashtu cila është data më me fat e vitit për të ngjizur një fëmijë.

Liza Gjika: Në çdo kohë është momenti i mirë. Data të caktuara mund të jenë dhe për lindjen. Të gjithë muajt janë me fat dhe secili që lind ka riskun e vet. Të gjithë të lindurit në datën 29 të çdo muaji, janë njerëzit më me fat. 29 ka dyshin që është i Hënës që të sjell romanticitet dhe është i shoqëruar me nëntën, numrin e fundit. Kur mblidhen të dy del 11. 11 dhe 22 janë numra master, hyjnorë. 11-tat mund të merren me yjet, shkencën. 22 janë materialistë, merren me tokat, ndërtimet, etj,. 29 është numër fati. Individët që lindin në 11 dhe ata që lindin në 29 janë inteligjentë dhe duhet të merren me shkencën.