zoom

Sport

Asllani feston si interist titullin me shokët në rrjetet sociale: Ça bone zemra…

Interi u shpall kampion i Serisë A për këtë sezon dhe festa shpërtheu jo vetëm në Milano, por edhe në rrjetet sociale dhe mes protagonistëve ishte lojtari shqiptar Kristjan Asllani, për të cilin ky është titulli i parë kampion.

Një trofe i rëndësishëm për zikaltërit që vendosin yllin e dytë në fanellë. I lumtur për këtë titull padyshim është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani i cili është pjesë e klubit.

Ai ka festuar mbrëmë së bashku me shokët e skuadrës teksa sot festa është “zhvendosur” në rrjetet sociale. Mesfushori tjetër i Interit, Hakan Çalhanoglu ka hapur një video live me Asllanin teksa ja kanë plasur muhabetit dhe gallatave.

Në një moment dëgjohet që Asllani i thotë a ti kupton shqip… dhe Çalha i kthehet “ça bone zemra”. /ZOOM.AL/