zoom

Lajme

Askush s’e priste! Dhurata Dora dhe Ylli Limani, gati albumin e përbashkët

Dhurata Dora dhe Yll Limani sapo na njoftuan se do të sjellin një album të ri, të dy! Përveç se miq të mirë, dyshja duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe në muzikë.

Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, artistët na zbuluan surprizën e verës.

“Vera me ty” quhet albumi dhe përmban disa këngë:

“Malli”
“Ku je nis”
“Diskoteka”
“Lokacion”
“Nal Nal”

Dhurata ka disa kohë që nuk është prezente në treg me publikime të reja, ndërsa Ylli ka qenë i ftuar në disa bashkëpunime, por jo me projekte solo.