zoom

Të gjitha

“Lidhje treshe…”?! Dua Lipa “trondit” fansat me fotot e fundit

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dha një koncert në Madrid disa ditë më parë që i përket turneut të saj “Future Nostalgia” dhe për disa orë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Pas koncertit, këngëtarja u largua nga vendi e shoqëruar me aktorin spanjoll Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix, “Elite”.Së bashku vazhduan festën në një klub nate në Madrid, teksa janë parë, duke vallëzuar e përkëdhelur me njëri-tjetrin.

https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/2ae3f354124e6745b01c65160331bdcf/629f8cf5/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c002/3070cc9c528b4fa7b2eb6917e9d87a88/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=3674&bt=1837&btag=80000&cs=0&ds=3&ft=lcLrKHmvMyq8ZUViiwe2NjMTyl7Gb&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=NWQ1ZjU3NDZoaDplPGc6NUBpanFleWY6Zm9vZDMzNzczM0AtY14xY2NgNV8xNC4uYC5eYSNrXy5ncjRvZWFgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=202206071137470102230771540A0C4772

Në videon e shpërndarë në Twitter fansat u zemëruan me çiftin. As Dua dhe as Aron nuk kanë folur për videot dhe dyshja mund të jenë thjesht miq duke kaluar një natë të mirë së bashku.

Megjithatë, FKA Twigs më pas postoi një video duke u puthur me Aron.Në një video të TikTok për të promovuar këngën e saj të re Killer, dyshja u pa duke u puthur përballë njëri-tjetrit.Fansat menjëherë pyetën se çfarë po ndodhte me tre yjet. Dua është një vajzë singel pas ndarjes nga i dashuri afatgjatë Anwar Hadid në fund të vitit të kaluar./L.K

/Zoom.al