zoom

Aktualitet

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktori i njohur

Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar, Ali Oseku.

Ai humbi betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 80-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Galeria FAB përmes një postimi në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij.

“Të nderuar miq, me trishtim të madh sapo mnjëm lajmin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë të dashur … Artistit dhe mikut të mirë Prof. Ali Osekut … i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve të veprës së tij”, njoftoi Galeria FAB.

Oseku ishte një ndër një ndër artistët më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.

Ai lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.