zoom

Aktualitet

Artan Hoxha zbulon ku qarkullojnë paratë e krimit: U këmbyen 12 mld euro

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se në Shqipëri dominon aktivitetin kriminal dhe qarkullojnë para të lidhura me të.

Gjatë një interviste në “Opinion”, Artan Hoxha tha se një nga pikat që tregon për prezencë të parasë informale është shkëmbimi që kryhet në exchange.

Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2023 në pikat e këmbimit valutor u këmbyen 12 mld euro, një shumë që për Artan Hoxhën, nuk mund të justifikohet me bumin turistik.

“Sot krimi i organizuar shqiptar dhe korrupsioni sepse janë të lidhura bashkë, janë shumë prezentë, sepse një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare sipas raporteve ndërkombëtare, sepse janë më të besueshme, shkon diku te 40% që është një ekonomi informale. Në vitin e kaluar, vetëm në pikat e këmbimit valutor jashtë sistemit bankar janë shkëmbyer 12 miliardë euro. Nuk besoj se kët 12 miliardë janë këmbyer nga turistët. Sigurisht që kemi të bëmë me një sasi të stërmadhe për kapacitetet që ka Shqipëria sot”, tha Artan Hoxha.