Aplikacion
Në kasetat që ka siguruar, Hoxha thotë se është komunikimi mes drejtuesve të gardës që kanë dhënë urdhër për të qëlluar drejt protestuesve, por komunikimi nuk është publikuar për të mos ndikuar hetimet.
Por rishtazi lind pyetja… a do ta çojë kryeministri Edi Rama për ekspertizë edhe këtë video, ashtu siç çoi atë të Agron Xhafës.
Pasi ka publikuar pamjet ku duket babai i Aleks Nikës që dëgjon komunikimin e gardistëve para vrasjes së djalit të tij, Hoxha shkruan:
“Babai i Aleks Nikes, Ndue Nika, duke degjuar në diktofon urdherat e drejtuesve të Gardes, qe çuan në vrasjet e protestuesve me 21 janar 2011.
Mes 4 te vrareve te asaj te premte te ftohte janari, ishte dhe djali i tij, Aleksi, qe kishte dale te protestonte kunder korrupsionit të pushtetit dhe keqeverisjes.
Disa dite pare, me shkova në shtepine e Aleks Nikes, në Lezhe, ku babai, nena, bashkeshortja dhe dy vajzat e tij, presin ende nje pergjigje për skuadren e pushkatimit në bulevardin “Deshmoret e Kombit” ka shkruar Hoxha që pritet të zhvillojë një bisedë tjetër në televizion në lidhje me këtë zbulim.
Gjyqtarin në përgjim nga SPAK/ Reagon Kushtetuesja: Përpjekje për të ndërhyrë në pavarësinë tonë