zoom

Aktualitet

Artan Hoxha jep alarmin: Droga sintetike po vret fëmijët, efekt 100 herë më të lartë se heroina

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha paralajmëroi për një fenomen të frikshëm që po përhapet mes të rinjve dhe adoleshentëve dhe që po rrezikon jetën e tyre.

Nga studio e “Top Talk”, Artan Hoxha tha se rreziku po vjen nga droga sintetike e hyrë në tregun shqiptar veçanërisht në dy vitet e fundit, gjatë sezonit turistik.

Sipas tij, droga sintetike tërheq të rinjtë sepse është e lirë dhe efekti i saj zgjat shumë, madje më shumë se heroina.

Fenomeni problematik që ka Shqipëria sot është trafikimi dhe rritja e përdoruesve të drogave sintetike. Janë vrasëse.

Problemi më i madh nuk janë drograt natyrale, kjo e reja ka një problem tjetër. Ketanima, fentanili është i frikshëm MDA. Të gjitha këto, drograt sintetike në Shqipëri nuk kanë qenë kulturë, kanë ardhur nga Kosova.

Përdoren gjatë gjithë sezonit turistik dhe gjatë festave. Ato janë shkatërruese. Ti me një kokërr ekstazi mund të shkosh edhe 72 orë pa pushim.

Janë shumë të lira në treg këto, stimuluesi i kalit, e kanë efektshmërinë 100 herë më të lartë se heroina. Numri i vdekjeve vjet ishte i frikshëm, më i lartë se i të vrarëve.

Trafikantët po synojnë moshat e reja, edhe te 9-vjeçaret. Përdorimi i saj në organizmin e të rinjve, është shkatërrues. Imagjinoni në një vend si Shqipëria, kontrolli nga Kosova është lehtësisht i kalueshëm”-u shpreh Hoxha.