zoom

Sport

Arsenali merr përkohësisht kreun e Premier, Arteta me “këmbë në tokë” (VIDEO)

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion. Kryeqytetasit mundën 2-0 Luton, në Londër.

Odegaard realizoi në të 24-tën minutë, duke i dhënë qetësinë e duhur trajnerit Arteta. Brenda pjesës së parë, një autogol i Hashikoa-s ccoi shifrat në 2-0.

Më pas, në pjesën e dytë, Arsenalit i mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të futur 3 pikët në kasafortë.

Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” administruan me qetësi avantazhin e dyfishtë duke ulur ndjeshëm ritmin e lojës, sigurisht të kushtëzuar edhe nga kalendari i ngjeshur pasi në horizont është edhe sfida më Bayern Munich në Champions League. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Arsenal që fut në xhep një tre pikësh të rëndësishëm:

“Arritëm të bënim pak rotacion duke freskuar ekipin. Kush hyri në fushë bëri mirë. Pas disa ditësh kemi një tjetër ndeshje, luajmë në transfertë përballë Brighton, Gara për titull? Ne dëshirojmë të jemi top në këtë fund sezoni. Të fitojmë ndeshjet tona është e vetmja gjë që kemi në dorë”, u shpreh Arteta pas ndeshjes.

Kështu “topçinjtë” kaluan presionin te Liverpool, duke marrë provizorisht kreut e Premier League, me plus një pikë nga të kuqtë. Arsenali do të përballet në ndeshjen tjetër ndaj Brighton në transafertë. Në krahun tjetër, Luton pret Bournemouth. /ZOOM.AL/