zoom

Aktualitet

ARRSH jep njoftim të rëndësishëm, rruga që të çon te TEG-u do të mbyllet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se një aks rrugor që të lidh me rrethrrotullimin e TEG-ut do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.

Bëhet fjalë për rrugën e Saukut, që ndryshe njihet si rruga e Mai-Tait.

Që prej ditës së mërkurë (27 mars), ky segment nuk do të jetë i aksesueshëm për përdoruesit e rrugës, por vetëm për bizneset e zonës, për shkak të punimeve që po bëhen për rrugën që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e e TEG-ut.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim”, njofton ARRSH.