Aplikacion
Madje, e shoqëruar edhe nga kreu i ARRSH-së, Balluku ishte edhe vet në terren për të inspektuar punimet e kryera.
Por sot dy javë nga ky moment, shumë drejtues automjetesh janë përballur me një surprizë të pakëndshme.
Segmenti nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës ka qenë i bllokuar dhe shumë drejtues automjetesh janë zënë në kurth, duke mbetur për orë të tëra në trafik.
Vet Autoriteti Rrugor Shqiptar u mjaftua një ditë më parë, që nëpërmjet rrjeteve sociale, të njoftojë se duke nisur që nga kjo e shtunë, e për dy javët në vijim, ky segment do të bllokohej për qarkullimin e automjeteve për shkak se në të do të vijonin punimet.
Por drejtuesit e automjeteve shprehen të painformuar për këtë vendim të marrë sot për nesër dhe të njoftuar vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale.
Natyrisht që nisur nga situata e krijuar ditën e sotme dhe shqetëzimi i drejtë i qytetarëve, lind pyetja se për cilën arsye u hap unaza dy javë më parë, kur punimet në të nuk kanë përfunduar dhe kur rruga nuk ofron as sigurinë e nevojshme për qarkullimin e makinave?