zoom

Aktualitet

ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Do mbyllen të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm. Bëhet me dije se që nga data 27 nëntor, në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore do të mbyllen përfundimisht të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.

“Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

Bizneset, të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania, link:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspx…

Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar”, njofton ARRSH në rrjetet sociale.