zoom

Bota

Arrihet marrëveshja/ Ukraina pranon planin amerikan për armëpushim 30-ditor

Takimi në Arabinë Saudite ka prodhuar rezultate pozitive.

Pas 9 orësh bisedime intensive, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u dakordësuan për marrëveshjen e propozuar nga Donald Trump.

Sipas kësaj marrëveshjeje, mes Rusisë dhe Ukrainës do të ketë një armëpushim 30-ditor. Tani topi është në anën e Rusisë, por ende nuk ka një afat kohor sesa ditë do të pritet pala ruse për përgjigje.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtuan se në këmbim, do të heqin menjëherë pauzën për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

Postime të lidhura