Aplikacion
Lajmin e bënë të ditur zyrtarë egjiptianë, të cilët kanë theksuar po ashtu se Izraeli ka rënë dakord që të ndalë sulmet në zonat ku do të kalojnë civilët për t’u larguar nga Gaza, e cila tashmë është rrethuar.
Po ashtu, bëhet e ditur se Katari është përfshirë në negociata, ndërsa pjesëmarrësit kanë marrë miratimin edhe nga grupet militante palestineze Hamas dhe Xhihadi islamik.
Ndërkohë, ende po zhvillohen negociata për dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza përmes kësaj pike kufitare.
Të dy zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk kanë qenë të autorizuar për një deklaratë për mediat.
Afati i të huajve për t’u larguar është ora 16:00 e kësaj të shtune, sipas orës lokale dhe më pas pritet të ketë një ofensivë ushtarake të Izraelit në Gaza.