zoom

Bota

Arrihet armëpushimi në Mariupol, Rusia lejon evakumin e të plagosurve

Rusia ka bërë të ditur se është arritur një armëpushim me trupat ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, me qëllim evakuimin e të plagosurve.

Nga pala ukrainase ende nuk ka një konfirmim për arritjen e një armëpushimi.

Ministria ruse e Mbrojtjes thekson se  është arritur një marrëveshje për evakuimin e ushtarëve të plagosur nga uzina.

“U arrit një marrëveshje me përfaqësuesit e ushtrisë ukrainase të bllokuar në Azovstal në Mariupol për evakuimin e të plagosurve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ky armëpushim parashikon kohëzgjatjen e evakuimit dhe se ushtarët ukrainas do të dërgoheshin në një spital në qytetin e afërt të Novoazovsk.  Qindra ushtarë ukrainas mbetën të bllokuar në tunelet nëntokësore të fabrikës së madhe të çelikut Azovstal që është rrethuar nga forcat ruse për javë të tëra pasi Moska mori kontrollin e Mariupolit.