zoom

Slider

Arrestohet trajneri i PSG-së, Christophe Galtier së bashku me djalin e tij

Trajneri i PSG-së, Christopher Galtier është marrë në paraburgim nga policia si pjesë e një hetimi mbi akuzat për diskriminim kur ai ishte në krye të klubit të Nice.

Trajneri 56-vjeçar, i cili tani për tani mbetet nën kontratë në Parc des Princes, është thirrur nga hetuesit për rastin e tij.

Djali i tij, John Valovic-Galtier, është marrë gjithashtu në paraburgim – me autoritetet që kanë 24 orë kohë për të zyrtarizuar akuzat dhe arrestimin e tyre ose lirimin.

Galtiers mbërritën në një stacion policie në Nice në orën 8:45 të mëngjesit të së premtes.

Akuzat kundër shefit të PSG-së kanë të bëjnë me “diskriminimin e bazuar në një racë të supozuar ose anëtarësi në një fe”.

Galtier akuzohet se ka bërë komente diskriminuese, raciste dhe islamofobike gjatë periudhës së tij në krye të klubit të Nice në sezonin 2021-22.

Ai është shprehur i pafajshëm që kur akuzat dolën në dritë, me një deklaratë të lëshuar përmes avokatit të tij duke thënë:

“Christophe Galtier u habit kur mësoi për komentet fyese dhe shpifëse të z. Julien Fournier kundër tij. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave kundër tij, të cilat ai i kundërshton me vendosmërinë më të madhe, Christophe Galtier mori menjëherë avokatin e tij… për të nisur, pa vonesë, procedurat ligjore që janë të nevojshme”.

Kërkimet janë kryer në selinë e skuadrës së Ligue 1 Nice si pjesë e hetimit. /zoom.al/