zoom

Bota

Arrestohet në Spanjë një ndër 10 më të kërkuarit e FBI-së

Policia spanjolle njoftoi se ka vënë në pranga një ndër 10 personat më të kërkuar të listës së Byrosë Federale të Hetimit.

I arrestuari, Michael J. Pratt, u arratis nga Shtetet e Bashkuara në kohën kur u dënua me burg përjetë për sulm seksual dhe pornografi me të mitur.

Sipas policisë, ai ishte përfshirë në pornografi me të mitur, si dhe rekrutonte vajza nën moshën për këto krime të rënda. I arrestuari dyshohet të ketë përfituar 17 milionë dollarë nga ky aktivitet.

Ai qëndronte i strehuar në një hotel në Madrid me identitet të rremë.