Aplikacion
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar mesditën e sotme në ambientet e Bashkisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për arrestimin e tij.
Kërkesa në GJKKO u bë nga SPAK, që po e hetonte Veliajn prej kohësh për 4 akuza të rënda;
Veliaj u pa duke dalë nga bashkia, i shoqëruar nga agjentët e BKH. Veç tij, GJKKO vendosi masë sigurie edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila u la në “Arrest shtëpie”.
Po kështu, masa u dhanë edhe për biznesmenët Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu e Meriman Palushi.
Për ata GJKKO vendosi masën “Detyrim paraqitje”. Të gjithë biznesmenët ishin marrë më parë në pyetje nga SPAK, si pjesë e hetimit për Veliajn dhe bashkëshorten e tij. /Zoom.al
View this post on Instagram