Aplikacion
Policia dhe inteligjenca izraelite deklaruan se i dyshuari kishte kaluar dy herë ilegalisht në Iran dhe ka marrë pagesa për të kryer misione.
Gjithashtu thanë se i dyshuari është një biznesmen, i cili ka jetuar në Turqi dhe kishte kontakte turke që e ndihmuan të futej në Iran.
Në deklaratë thuhet se i dyshuari, i cili nuk u identifikua, u arrestua muajin e kaluar. Sipas tyre, e objektivat e të arrestuarit ishin kryeministri, ministri i mbrojtjes dhe kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet.
Gjithashtu u deklarua se në prill dhe maj, i dyshuari udhëtoi dy herë në Samandag në Turqi për të takuar një biznesmen të pasur iranian të quajtur Eddie dhe u ndihmua nga dy shtetas turq.
Në deklaratë thuhej se Eddie kishte probleme të largohej nga Irani në të dyja rastet, kështu që shtetasi izraelit u kontrabandua nga Turqia në Iran. Aty thuhet se burri takoi Eddie dhe “një operativ iranian i sigurisë” atje.
Ai tha se Eddie i kërkoi izraelitit “të kryente misione të ndryshme sigurie brenda Izraelit për regjimin iranian”. Sipas deklaratës, këto përfshinin transferimin e parave ose armëve, fotografimin e vendeve të mbushura me njerëz në Izrael dhe dërgimin e tyre te “elementët iranianë” dhe kërcënimin e qytetarëve të tjerë izraelitë që ishin rekrutuar nga Irani, por nuk kishin përfunduar detyrat e tyre.