zoom

Aktualitet

Arrestohet 24-vjeçari, ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 24 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 3 prej tyre të arrestuar, do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Shtetasi K.P, banues në Ersekë, akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

“Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K. P. dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike”.